Flash News

Ditari i Maxhorancës

“3 minuta ndajnë turpin nga dinjiteti”/ Ia citoi Rama, Leli kap lopatën: E nisa ditën duke pastruar plehun

“3 minuta ndajnë turpin nga dinjiteti”/ Ia citoi Rama, Leli kap

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli e ka nisur ditën me aksion së bashku me Spiron, një banor nga fshati Beshisht.

Në një postim në Facebook, Leli shkruan se e ka mbajtur premtimin e dhënë për të rikthyer në Beshisht pas përfundimit të rrugës. Krahas shkrimit, Leli ka postuar edhe foto nga momenti i pastrimit.

“E nisa ditën herët sot, bashkë me Spiron, duke pastruar plehun në katua, një nga ritualet e mëngjeseve që e ndihmojnë ta nisi ditën mbarë.

I kisha premtuar Spiros që do të kthehesha të pija kafen në shtëpinë e tij, kur të përfundonte rruga e Beshishtit.

Jam i kënaqur që punët e përditshme i janë lehtësuar, falë rruges. E dëshmon këtë fakti që Spirua ka rritur numrin e lopëve. Jam i bindur që do të ndodh njësoj edhe me banorët e tjerë. Do të kthehem sërish në Beshisht sepse rruga e ka bërë zonën një zgjatim të qytetit,” shkruan Leli në Facebook.

“3 minuta ndajnë turpin nga dinjiteti”/ Ia citoi Rama, Leli kap

“3 minuta ndajnë turpin nga dinjiteti”/ Ia citoi Rama, Leli kap

Kujtojmë se para pak muajsh, kryeministri Edi Rama thumboi nga Vlora kreybashkiakun teksa pastronte nga mbeturinat një fushë sportive.

“Vetëm 3 minuta e ndajnë turpin, jo nga nderi, por nga dinjiteti i zakonshëm që duhet të ketë një qytet, një komunitet, por dhe një bashki. Ata që luajnë këtu, bëjnë mirë që t’i mbledhin dhe mos t’i heqin të paktën. Ata që duhet ta mirëmbajnë këtë bëjnë mirë që ta pastrojnë dhe para se të lindin dielli, turistë të huaj e shqiptarë që ta shohin këtë pamje që është turp,” tha asokohe Rama.

 

 

Të fundit