Flash News

Ditari i Maxhorancës

5 orë në SPAK, Veliaj: Jam denoncuar nga një person anonim që nuk ekziston

5 orë në SPAK, Veliaj: Jam denoncuar nga një person anonim

Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka folur nga mbledhja e Këshillit Bashkiak pasi dëshmoi për 5 orë sot në SPAK.

Ai tha se kallëzimi i tij në SPAK është një kurth i sajuar me letër anonime nga një person që nuk ekziston.

“Jam denoncuar në mënyre anonime nga Nesti Angoni, ky qytetar nuk ekziston, e dime çfare emri dhe kulture lincuese perfaqesueson ky stil. eshte nje kurth i sajuar.

Jam sulmuar nga Nesti Angoni për të na kthyer mallin e letrave anonime. Disa që nuk na mundin e në betejë kthehen në zanatin e letrave anonime. Nesti Angoni nuk ekziston dihet se kë përfaqëson. Kryetari i bashkisë ka në zotërim regjistrin civil dhe verifikon që është kurth, kam qenë bashkëpunues.

E di gjithë Tirana ku jetoj, ku banoj, ku isha përpara zgjedhjeve, ku do vazhdoj. Hyj tek jo racë politikanësh që nuk i thotë SPAK-ut SKAP, nuk kam bërë anti protesta, letra anonime. Nuk i them SPAK plaç, kur shkon me letra anonime. Këtu do jemi, në maj do ju mundim me gjithë letra anonime. Këtu do jemi në këtë sallë” tha Veliaj., tha Veliaj.

 

Të fundit