Flash News

Ditari i Maxhorancës

A do t’i ndalojë Shqipëria turistët rusë pas thirrjes së Zelensky-t? Rama: Varet nga BE

A do t’i ndalojë Shqipëria turistët rusë pas thirrjes

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga mediat nëse do t’i përgjigjet thirrjes së presidentit të Ukrainës Volodymir Zelensky gjatë fjalës së tij të mbajtur dje para deputetëve shqiptarë, që Shqipëria të ndalojë turistët rusë.

Duke folur pas mbledhjes së Kryesisë, Rama tha se ky vendim do të jetë në të njëjtën linjë me BE, dhe aktualisht Bashkimi Europian nuk ka marrë një masë të tillë.

“ Vendimet tona jenë të linjëzuara me vendimet e BE, për sa kohë nuk ka një vendim të linjëzuar nga BE ne kemi vazhduar të njëjtën rrugë. Nëse do të ketë një vendim të linjëzuar ne do të ndjek të njëjtën rrugë”, u shpreh Rama.

Të fundit