Flash News

Ditari i Maxhorancës

A ka ardhur Arben Ahmetaj të lobojë me ju për Inceneratorin e Elbasanit? Si përgjigjet Agaçi

A ka ardhur Arben Ahmetaj të lobojë me ju për Inceneratorin e

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi po dëshmon para Komisionit Hetimor për Inceneratorët .

I pyetur ndër të tjera nga kryetarja Jorida Tabaku, nëse ka shkuar të lobojë Arben Ahmetaj nën cilësinë e ish-ministrit të Financave në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, për të kaluar procedurën në Këshillin e Ministrave,  Agaçi u shpreh i prerë ‘asnjëherë’.

Tabaku: A keni dijeni për inspektimin financiar të inceneratorit të Elbasanit?

Agaçi: Shpresoj që memoria të mos më gënjejë, në dijeninë time jo

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave ndjek vendimarrjen e Këshillit të ministrave. Nëse ne do të gjejmë një dispozitë që Sekretari i Përgjithshëm duhet të ndjek çdo urdhër që del përgjigjja do të ishte ndryshe.

Tabaku: Sekretari i Përgjithshëm do të duhet të kishte dijeni, pasi kemi të bëjmë me një aferë korruptive. Kam një pyetje të fundit, a ka ardhur ndonjëherë zoti Arben Ahmetaj për të lobuar për këtë procedurë?

Agaçi: Asnjëherë!

 

Të fundit