Flash News

Ditari i Maxhorancës

A ka ndikuar SPAK në vendimet tuaja për Ministrat? Si u përgjigj Rama

A ka ndikuar SPAK në vendimet tuaja për Ministrat? Si u përgjigj

Kryeministri Edi Rama deklaron se SPAK nuk ka ndikuar në vendimet e tij për zëvendësimin e ministrave.

I ftuar në emisionin 'Real Story' në AbcNews, Rama ka deklaruar se SPAK është element i mirëseardhur në jetën politike në vend.  

"Jo, SPAK është një element i mirëseardhur në jetën politike, dhe është një element i mirëseardhur edhe në mënyrën tonë të të jetuarit të përditshëm të qeverisjes sepse është një sy që në mënyrë të pavarur dhe i pandikuar ndjek veprimtarinë tonë qeverisëse në të mirën e publikut, kështu që është një arsye më shumë për të bërë më mirë," tha Rama.

 

Të fundit