Flash News

Ditari i Maxhorancës

A mund të pajisen me 'certifikatë' qytetarët që kanë marrë vaksinat ruse dhe kineze? Flet Manastirliu

A mund të pajisen me 'certifikatë' qytetarët që
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur për 'certifikatën e vaksinimit', duke bërë me dije se edhe qytetarët që kanë marrë vaksinën ruse apo kineze, do të pajisen me një të tillë, nëse miratohet.

Edhe pse këto të fundit vaksinat nuk janë miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave, ministrja tha në “Wake Up” se nuk përbën problem.

"Nuk duhet të jetë ky merak se nuk ka asnjë vendim të KE për të ndaluar certifikatat. BE është duke diskutuar për një pasaportë që do lejojë lëvizjen, janë duke diskutuar mbi disa komponentë. Ende nuk ka asnjë vendimmarrje nga BE për të patur një certifikatë deri tani.

OBSH ka thënë kjo certifikatë është e vështirë për t’u prodhuar, por jam e bindur se do arrihet në një rezultat që të mos ketë një diskriminim të vendeve që nuk kanë pasur vaksina dhe të lejohet kalimi se është vërtetuar sëmundja, apo një test negativ", tha ajo.

E pyetur nëse qytetarët kanë mundësi të zgjedhin vaksinën që duan të bëjnë, ministrja Manastirliu u shpreh se "Aktualisht nuk ka një aspekt dëshiror në zgjedhjet e vaksinave".

Të fundit