Flash News

Ditari i Maxhorancës

A po diskutohet pasardhësi i Ramës në selinë rozë? Përgjigjet Veliaj; flet për largimet nga LSI në PS

A po diskutohet pasardhësi i Ramës në selinë rozë?
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka treguar nëse në Partinë Socialiste po diskutohet për pasardhësin e kryetarit aktual Edi Ramës. Ai e mohoi këtë gjë, duke thënë se PS është ndryshe nga partitë e tjera, që bëjnë plane për këtë çështje. Kryebashkiaku tha në "Zgjedhje 2021" se prioritet i PS është vaksinimi dhe rindërtimi.

“Është një familje që nuk vuan nga këto ankthe. Në qoftë se në Partinë Demokratike, teksa ne flasim këtu, Bujar Nishani me Genc Pollon janë mbledhur diku dhe po komplotojnë datën 26, si do heqin humbësin e radhës nga partia.

Në qoftë se në partitë e tjera po bëhet plani për ditën pas, dita  e humbjes dhe si do pastrohet oborri i Shqupit, jo vetëm nga gropat që s’arrijnë të asfaltojnë dot. Por, në Partinë Socialiste, plani për datën 26 është si do kapim rekordin e vaksinimit dhe si do kapim rekordin e shtëpive të reja, ndërsa ne jemi një shtëpi që nuk vuan nga këto ankthe dhe nuk ka këto dilema”, tha Veliaj.

Ky i fundit komentoi edhe largimet nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Partinë Socialiste. Veliaj u shpreh se 'eksperimenti' i LSI-së ka dështuar dhe se është thjeshtë çështje kohe derisa shumica të kthehen në ‘shtëpinë’e tyre.

“Është më se e arsyeshme që shumë elementë që kanë qenë në Partinë Socialiste të thonë do kthehem tek shtëpia, ky eksperimenti dështoi. Eksperimenti i LSI-së qartazi ka dështuar. Edhe unë besoj që është vetëm çështje kohe derisa shumica e njerëzve që verbërisht besonin tek një e majtë progresive do kthehen në shtëpinë e tyre”, shtoi Veliaj.

Të fundit