Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Ai ballisti kujtone se kishte parti“, Rama fyen rëndë PD-në: Parti si hale

"Ai ballisti kujtone se kishte parti“, Rama fyen rëndë

Kryeministri Edi Rama ka fyer rëndë sot Partinë Demokratike duke e quajtur një parti hale.

Duke folur në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë nr.7, Rama kujtoi rastin e ish-deputetit demokrat Halit Valterit, i cili u është bashkuar socialistëve, për të cilin tha se mendonte se iku nga një parti, por sipas tij ajo nuk e meriton emrin parti.

“Nuk duhet nënvlerësuar asgjë. 83 mandate nuk na i fal askush. Ka vetëm një arsye të madhe pse ne i arrijmë edhe 83 mandate, sepse ne kemi parti, ata s’kanë parti. Andej kanë marrë fund partitë. Ku kanë ata? Atje janë... kjo është forcë e madhe që kemi dhe duhet ta përmirësojmë, ta freskojmë, ta motivojmë sepse kjo është forca jonë. Ja ku është edhe ai ballisti aty, Halit Valteri. Kujtonte se kishte parti, thoshte ika nga parti, ç’parti ike ti? Ike nga një hale atje dhe erdhe e gjete parti këtu, nuk i ndahet më zemra nga PS, ballist është deri në fund. Ne i mirëpresim të gjithë”, tha Rama.

 

Të fundit