Flash News

Ditari i Maxhorancës

Akuzat e Bashës, reagon Rama: Ndryshe nga dy mandatet e para nuk do merremi më me humbësit, ftesa mbetet e hapur

Akuzat e Bashës, reagon Rama: Ndryshe nga dy mandatet e para nuk do merremi
Kryeministri Edi Rama

Pas akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha për "masakër zgjedhore", ka reaguar kryeministri Edi Rama. Ky i fundit thotë se ndërsa humbësit fokusohen te fituesit, këta të fundit merren me fitoren.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, shefi i qeverisë tregon se ndryshe nga dy mandatet e mëparshme, nuk do të merret më me akuzat apo pretendimet e opozitës.

Ai shton se fokusi i PS do të jetë zhvillimi i vendit, ndërsa shton se, "lufta e vjetër politike s'është më puna jonë". Rama nuk ka hequr dorë nga ftesa për bashkëpunim.

"Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja!Mandati ynë i Tretë nuk do t'i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit.Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë.Dora jonë për ta do jetë e shtrirë.Ftesa jonë për ta është e hapur", shkruan ai.

 

Të fundit