Flash News

Ditari i Maxhorancës

Akuzat e PD për blerje votash në këmbim të legalizimeve, reagon Balluku: Ishin njerëz që kujdeseshin për ato familje  

Akuzat e PD për blerje votash në këmbim të legalizimeve,

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku u është përgjigjur akuzave të PD për blerje votash në zgjedhjet e 25 prillit.

E ftuar në Euronews, Balluku mohoi akuzat duke thënë se pretendimet e PD-së nuk bazohen në fakte dhe prova.

Sipas saj, në bisedat e publikuar nga PD tregohet puna në terren për procesin e legalizimeve dhe rindërtimin në zonën e Kombinatit, që është një nga dy zonat më të goditura në Tiranë dhe se aty nuk ka asnjë fjali ku përmendet shit-blerja e votës.

 “Nuk pashë ndonjë blerje votash, ndonjë fjali ku shkëmbeheshin vota, ishin njerëz të cilët kujdeseshin për familje në proces legalizimi. Nëse do të kishim përdorur shtetin nuk do të shikonim koordinatorët të lutem, aman kur i vjen radha kësaj shtëpie. Ky chat-i ndryshe nga çfarë pretendon z. Bardhi, që nuk e kuptoj se është duke bërë deklarata për shtyp dhe nuk është para prokurorit duke sqaruar vrasjen e Elbasanit, mua më nderon shumë pasi tregon se si ne punojmë në terren.

Ne punojmë duke zgjidhur hallet e njerëzve dhe jo duke dhënë para apo duke vrarë njerëz në mes të qytetit dhe jo duke bërë gjërat që bën z. Bardhi dhe të gjithë aleatët e tij”, deklaroi Balluku.

 

 

Të fundit