Flash News

Ditari i Maxhorancës

Akuzat për blerje votash, Rama: Broçkulla, opozita fitoi në burgje

Akuzat për blerje votash, Rama: Broçkulla, opozita fitoi në

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar broçkulla akuzat e opozitës për blerje votash dhe manipulime pasi PS fitoi zgjedhjet e 25 prillit me 74 mandate.

Në një intervistë në ‘Opinion’, Rama solli në vëmendje edhe votimin në burgje, aty ku sipas tij për herë të në vendin tonë fitoi opozita.  

Këto janë broçkulla. Partitë që kanë humbur, është PD dhe LSI që flasin përçart. Nëse do të shohim edhe në sondazhet që janë bërë publike ka përputhshmëri mes sondazheve dhe rezultatit. Kush të akuzon për diçka që s’e ke  bërë, ose e ka bërë vetë ose do ta bënte në vendin tënd.

Është hera e parë në vendin tonë që opozita fiton në burgje të caktuara, ose në të gjitha burgjet ka rezultat normal. Deri në 2017 kur burgjet administroheshin nga LSI, rezultatet janë me zero. Dhe kur në burgje nuk është përdorur fuqia e pushtetit imagjino sa mund të jetë përdorur jashtë”, tha Kryeministri.

Të fundit