Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Armiqtë e Shqipërisë do përgjigjen atje ku nuk iu shkon mendja", Rama i kthehet Metës: Ilir, je thjesht komandant i LSI-së, jo i FA!

"Armiqtë e Shqipërisë do përgjigjen atje ku nuk iu

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas paralajmërimeve të Metës, se “ta dinë të gjithë, edhe armiqtë e Shqipërisë se përgjigjen do ta marrin atje ku nuk iu shkon mendja.”

Përmes një postimi në Twitter, Rama ka ironizuar Presidentin, ndërsa shkruan se: “Meta është thjesht komandant i LSI dhe jo komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura pasi Shqipëria nuk është në luftë.”

“Ilir ti je thjesht Komandant i LSI sepse Shqipëria nuk është në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!”, shkruan Rama.

Ndërkaq, në një deklaratë për mediat më herët, Meta do të shprehej se:

"Mbrojtja e Kushtetutës nuk është territor i askujt, por është detyra e parë e Presidentit të Republikës. Dhe në këtë pikë Presidenti nuk është vetëm komandant i Forcave të Armatosura, por është edhe ushtari i parë i Republikës. Këtë duhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë, patriotizmin e çdo politikani dhe çdo qytetari.

Le ta dinë të gjithë, edhe armiqtë e Shqipërisë se përgjigjen do ta marrin atje ku nuk i’u shkon mendja. Boll i futën duart e tyre të zeza këtu, për t’na bërë gazi i botës.”

Të fundit