Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Arrest shtëpie” për Berishën, reagon Rama: Nuk e shoh si fitore të PS

“Arrest shtëpie” për Berishën, reagon Rama: Nuk e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas masën së sigurisë “arrest shtëpie” që GJKKO caktoi për kryedemokratin Sali Berisha.

Rama mohoi se PS e sheh si fitore këtë masë të dhënë nga SPAK, duke thënë se arrestimi i dikujt nuk është fitore për asnjë parti.

Rama: Kurrë nuk është fitore e një partie arrestimi i dikujt të cilësdo parti. Kurrë. Kjo është në parim. Partitë fitojnë zgjedhje për të çuar përpara vendin. Dhe partitë nuk janë organizata luftarake që funksionojnë për të eliminuar kundërshtarët në një mënyrë ose në një tjetër. Nuk e shoh këtë në asnjë formë si një fitore të PS. Apo edhe si fitore të Erionit apo Taulantit.

Të fundit