Flash News

Ditari i Maxhorancës

Arrestimi i Dan Hutrës, reagon Çuçi: Ngjarje që mund të shmangej nëse autori do ishte në burg nga sistemi i drejtësisë

Arrestimi i Dan Hutrës, reagon Çuçi: Ngjarje që mund

Vjen reagimi i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi pas arrestimit të Dan Hutrës, autori i dyshuar i vri vrasjeve të grave dhe plagosjeve të tri të tjerave sot në Tiranë.

Në një reagim në rrjetet sociale, ministri shkruan se ngjarja mund të ishte parandaluar nëse 40-vjeçari do ishte ende në burg nga sistemi i drejtësisë.

"Përgëzime Policisë së Shtetit për arrestimin e një krimineli të regjur, që sot mori jetë të pafajshme në Kamëz. Një ngjarje e rëndë, që mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skendën e tij kriminale.

Edhe njëherë Policia e Shtetit dëshmoi profesionalizëm dhe bëri detyrën duke çuar prapa hekurave autorin, që nuk duhet më kurrsesi t’i shpëtojë ndëshkimit më të ashpër të drejtësisë. Ngushëllime familjeve të viktimave", shkruan Çuçi. 

 

Të fundit