Flash News

E-TJERA

Vrau tri gra dhe plagosi tri të tjera në Tiranë, arrestohet autori i dyshuar Dan Hutra

Vrau tri gra dhe plagosi tri të tjera në Tiranë, arrestohet

Pas disa orësh kërkime, ka përfunduar në prangat e policisë 40-vjeçari Dan Hutra, i cili dyshohet si autor i masakrës që tronditi sot kryeqytetin.

Vrau tri gra dhe plagosi tri të tjera në Tiranë, arrestohet

Hutra, i cili dyshohet se vrau dy gra në Paskuqan dhe një në Kamzë, si dhe plagosi tri të tjera është arrestuar në zonën e Sharrës në Tiranë.

Siç duket edhe nga foto, ai ka pasur me vete edhe armën më të cilin kreu krimin, një kallashnikov, e cila është sekuestruar.

Vrau tri gra dhe plagosi tri të tjera në Tiranë, arrestohet

Hutra akuzohet se vrau me armë zjarri, Mevlute Hysa 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses. Gjithashtu, plagosi ish-bashkëjetuesen e tij Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe nënën e saj Kujtime Hysa, 60-vjeçe.

Po ashtu, dyshohet se është edhe autori i vrasjes së Etleva Kurtit, në Kamzë, motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Bucit, në vitin 2018, u gjet e vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së saj rreth mesditës së të mërkurës.

Para se të vriste familjaret e ish-gruas, Dan Hutra plagosi fillimisht me thikë një 40-vjeçare, Marjana Gurakuqi në Astir, me të cilën kishte pasur një lidhje e ku e ka plagosur me thikë dhe i ka marrë disa para.

Hutra kishte vetëm dy javë që ishte liruar nga burgu ku prej vitit 2021 ishte dënuar për dhunë në familje. Më parë në zonë e Astirit, Dan Hutra kishte plagosur me thikë edhe ish të dashurën tjetër, Marjana Gurakuqi. 

 

Të fundit