Flash News

Ditari i Maxhorancës

Arrestimi i Lefter Allës, Rama: Kush ka punë me drejtësinë të marrë avokat

Arrestimi i Lefter Allës, Rama: Kush ka punë me drejtësinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, për abuzim me tender publikë.

Rama tha nga konferenca e përbashkët me Borrell dhe Varhelyi, se kush ka probleme me drejtësinë, të marrë një avokat. Ai u shpreh se PS dhe qeveria nuk ofrojnë shërbejmë avokatie për askënd.

“Reforma në drejtësi ka filluar të japë fryte. Natyrisht nuk është një fushë me lule, ka ferra dhe gropa. Një gjë është fakt; në shqipëri po ndodh ajo që pak kohë më parë nuk e imagjinonte, drejtësia në shqipëri, po godet njerëz të lidhur me pushtetin apo jo, por këta të parët kanë më shumë rëndësi, ashtu sikurse nuk ka ndodhur kurrë në historinë e këtij vendi.

E kemi bërë të qartë që kushdo që kanë punë me drejtësinë të marrë te avokat. PS dhe qeveria nuk ofron shërbime avokatie për askënd dhe kjo është një arritje domethënëse për Shqipërinë në një proces ku ne duhet të hymë në një fazë të re me prokurimet publike që sic vlerësohet ka bërë përparime të konsiderueshme”, deklaroi Rama.

 

Të fundit