Flash News

Ditari i Maxhorancës

Qeveria tërhiqet nga "pasaportat e arta", por jo nga amnistia fiskale, Rama: Duam ekspertizë nga BE

Qeveria tërhiqet nga "pasaportat e arta", por jo nga amnistia

Kryeministri Edi Rama konfirmoi deklaratën e zv.presidentit të KE-së, Josep Borrell, për tërheqjen e qeverisë nga skema e ‘pasaportave të arta’.

Rama tha nga konferenca për shtyp, se qeveria ka vendosur të tërhiqet duke e pzulluar nismën për shkak të një çështje që është në Gjykatën Evropian. Kryeministri deklaroi se për sa kohë BE kërkon të qëndrojë pezull, atëherë as qeveria nuk do ta nxjerrë më si çështje në diskutim.

“Kemi bërë të qartë që e kemi pezulluar procesin deri kur të sqarohet në nivel evropian. Ne nuk e shpikëm e morëm nga vendet e BE-së. Ka një çështje në Gjykatën Evropian. Nuk do ta nxjerrim më këtë çështje në tavolinë”, tha Rama.

Përpos tërheqjes nga “pasportat e arta”, qeveria duket se nuk është tërhequr nga amnisitia fiskale dhe lagalizimi i kanabisit mjekësor. Rama tha se kërkon një ekspertizë nga Bashkimi Evropian, në mënyrë që të realizohet në përputhje me rregullat e unionit.

“Kemi folur për amnistinë fiskale, qëndrimi ynë është i ditur. E vlerësojmë shumë angazhimin e Komisionit për ekspertizë, duam të vazhdojmë punën me ekspertët. Ne nuk heqim dorë sepse kemi arsyet tona për të menduar se kjo është gjëja e duhur për Shqipërinë, por duam ta bëjmë këtë gjë së bashku, ndaj ju falënderojmë për ekspertizën dhe duam t’i shkojmë deri në fund procesit të dialogut dhe të përmirësimit të draftit. Sot është një draft komplet tjetër nga ai që ishte në fillim falë ekspertizës që ju na keni ofruar. E fundit, kemi përfunduar të gjithë procesin e konsultimit për kanabisin mjekësor kështu që do vazhdojmë në parlament, duke pasur shumë qartë se nuk është çështja si e shkruajmë, por edhe se si e zbatojmë dhe për të gjithë elementë e monitorimit janë mirëmenduar, por sigurisht do gjykohet në praktikë”, tha Rama.

Të fundit