Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Rama me Yanev: Bullgaria dhe RMV mund të gjejnë zgjidhje, asgjë s’na ndan nga konferenca ndërqeveritare
Kryeministri Edi Rama bëri thirrje në një konferencë me kryeministrin e Bullgarisë, Stefan Yanev që konfliktit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të zgjidhet mes të dyja palëve.
Rama tha se mes dy vendeve ka mundësi të mjaftueshme për të intensifikuar dialogun për të zgjidhur bashkë problemet mes tyre për rrugën drejt integrimit Europian.
Po ashtu, Rama theksoi se Shqipërinë asgjë nuk e ndan nga konferenca e parë ndërqeveritare, por momentalisht po respekton Bullgarinë e Maqedoninë e Veriut.
“Për ne si Shqipëri duam ta shohim këtë çështje të zgjidhur. Është mjaft e ndjeshme këtu, edhe në vendin tonë vëlla të Maqedonisë së Veriut.
Por ndërkohë jemi të përfshirë në këtë gjë në mënyrë të pavullnetshme, Shqipëria e Maqedonia po presin vendimin e Këshillit Evropian për çeljen formalisht të negociatave.
Siç janë gjërat, besoj fort se mes dy vendeve ka mundësi të mjaftueshme për të intensifikuar dialogun për të zgjidhur bashkë, ka kaq shumë gjëra që i bëjnë të dyja vendet e dy popujt në Bullgari e Maqedoni, kaq popuj të afërt, për një të ardhme të përbashkët.
E pavarësisht sa të vështira mund të jenë këto çështje, kur ka dëshirë ka zgjidhje. Me vullnet të mirë mund të tejkalohet.
Dua të theksoj se Shqipëria është duke e respektuar këtë, aktualisht do të vazhdojmë të ecim së bashku me Maqedoninë e Veriut por shtrohet pyetja sa kohë kërkon e sa gjatë mund të presim.
Siç e thashë aktualisht jemi në rregull edhe pse është e qartë që kemi përmbushur kushtet.
Asgjë s’na ndan nga konferenca e parë ndërqeveritare. Do të respektojmë siç thashë në këtë moment të dy miqtë e vendet mike që duhet ta zgjidhin këtë. Sigurisht besojmë fort, besoj që mbi të gjitha duhet zgjidhur mes dy vendeve, mes dy popujve e dy udhëheqësve. Të tjerët mund të ndihmojnë, por nuk besoj vërtet që të tjerët mund të bëjnë apo zëvendësojnë atë çka dy palët supozojnë të bëjnë e të bëjnë. Shpresoj të ndodhë shpejt’’- tha Rama.