Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Ata marrin lekët, të sharat i ha unë”, Rama tregon si do gjurmohen inspektorët e tatimeve: Do lëvizin me GPS

“Ata marrin lekët, të sharat i ha unë”, Rama tregon
Kryeministri Edi Rama ne bashkebisedim me qytetaret ne Fier

Kryeministri Edi Rama garantoi se me zerimin e taksës dhe me përfshirjen e procesit të fiskalizimit, do eliminohet prezenca e inspektorëve të tatimeve në biznese.

Në një bashkëbisedim me qytetarët, Rama thotë se ata do të gjurmohen me GPS dhe do të lëvizin vetëm në rast se sinjalizohen nga sistemi dixhital i tatimeve.

“Ata marrin lekët, të sharat i ha unë, por me zerimin e taksës do të bjerë në mënyrë drastike se nuk kanë pse të vijnë më. Ju paguani sigurimet dhe inspektorët e tatimeve nuk kanë pas vijnë.

Me futjen e  procesit të fiskalizimit që transaksionet e biznesit të jenë në kohë reale në sistemin dixhital të tatimeve, veprimtaria e biznesit do monitorohet nga qendra inteligjente e tatimeve, sic ndodh me flukset e energjisë te OST.

Për cod biznes shikon sa arkëton cdo moment, sistemi është i modeluar që të jep sinjale nëse ka anomali. Nëse biznesi ka një rënie drastike të numri të transaksioneve, sistemi sinjalizon dhe atëherë bëhet kontroll nëse është mbyll lokali apo nuk regjistrohet gjë. Kemi ndërtuar edhe GPS për inspektorët, e nuk do kenë mundësi të shkojnë ku të duan se do jenë gjithë kohës me GPS. Nëse rri më shumë se 20 min në një vend vjen sinjali, del në hartë se është në kafe e ju do shpëtoni”, tha Rama.

Të fundit