Flash News

Ditari i Maxhorancës

Avokatët paralajmëruan bojkot, reagon Manja: Harta e re gjyqësore, në përputhje me reformën në drejtësi

Avokatët paralajmëruan bojkot, reagon Manja: Harta e re

Avokatët paralajmëruan bojkot të proceseve gjyqësore, si një formë proteste për hartën e re gjyqësore të miratuar tre ditë më parë.

Ministri i Mbrojtjes, Ulsi Manja, ka reaguar duke u shprehur se harta e miratuar është në përputhje me paketën e reformës në drejtësi dhe rekomandimet e dhëna për mënyrën e riorganizimit.

REAGIMI
Në përputhje me paketën e reformës në drejtësi, Këshilli i Lartë Gjyqësor ngriti një Grup Ndërinstitucional për të kryer vlerësimin e sistemit gjyqësor dhe për dhënien e rekomandimeve lidhur me mënyrën më të mirë të riorganizimit të gjykatave dhe kompetencave të tyre tokësore.

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi të shtunën hartën e re gjyqësore, në të cilën parashikohet një reduktim i numrit të gjykatave në vend.

Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata nga 22 që ishin më parë, ndërsa nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.

 

Të fundit