Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla: Brenda 24 majit do të kemi Presidentin e ri ose Presidenten e re

Balla: Brenda 24 majit do të kemi Presidentin e ri ose Presidenten e re

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se brenda datës 24 maj do të kemi emrin e Presidentit të ri ose Presidentes së re të Republikës së Shqipërisë.

Në një deklaratë për mediet, Balla tha se procedura e zgjedhjes së Presidentit merr 5 raunde në Kuvend duke theksuar se kalendari për këtë çështje do të miratohet në mbledhjet pasardhëse.

“Neni 88 i Kushtetutës ka përcaktuar kohën kur fillon procesi i zgjedhjes së presidentit. Procedurat fillojnë jo më vonë se sa 60 ditë nga data e përfundimit. Pra jo më vonë se 24 maji. Kuvendi ka ende kohë në dispozicion dhe pak ditë deri sa të fillojë procedurat. Procedura e zgjedhjes së Presidentit të Republikës merr 5 raunde në Kuvend. Në 2017 Presidenti i Republikës është zgjedhur më 27 prill sepse procesi përkonte me mbarimin e mandatit të Kuvendit. Në rastin tonë, procesi duhet të përfundojë më 24 maj dhe brenda datës 24 maj që është dhe një ditë, që ka pasur një kontekst të caktuar historik, ne do të kemi dhe presidentin e ri të Republikës, ose Presidenten e re të Republikës. Edhe sot në konferencën e radhës së kryetarëve nuk do kemi një kalendar për këtë çështje. Kalendari do të miratohet në një mbledhjet pasardhëse. Ky proces ka një kalendar të posaçëm”, tha Balla.

Të fundit