Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla në përgjime me Çapjan, reagon Rama: I besoj fakteve, s’merrem me llafe

Balla në përgjime me Çapjan, reagon Rama: I besoj fakteve,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas lajmeve se emri i Taulant Ballës është shfaqur në përgjimet e Prokurorisë, lidhur me ekzekutimin e avokatit Ravik Gurraj.

Rama tha se i beson vetëm fakteve dhe se nuk merret me fjalë apo thashetheme. Kryeministri deklaroi se akuzat kërkojnë të baltosin njerëzit.

“Si mund të ketë një të vërtetë përveç asaj që bazohet në fakte. Unë i besoj fakteve, nuk merrem me llafe, thashatheme, spekulime dhe i ruhem gjysmë të vërtetave se ato janë edhe gënjeshtrat më të mëdha. Nëse ka fakte, është detyra e akuzuesve që të sjellin fakte, që nga koha e Romës kështu ka qenë. Për të marrë nëpërgojë, zhgërryer e baltosur emra njerëzish, për ta paraqitur këtë vend si të zhgërryer, ka plot që e bëjnë, por jo unë”, tha Rama.

 

Të fundit