Flash News

Ditari i Maxhorancës

Samiti BE-BP, Rama: 6 dhjetori nuk është ditë pushimi, masat e sigurisë nuk negociohen

Samiti BE-BP, Rama: 6 dhjetori nuk është ditë pushimi, masat e

Më 6 dhjetor në Tiranë do të vijnë delegacionet e huaja që do të marrin pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Një ditë më parë në media qarkulloi lajmi se 6 dhjetori do të jetë pushim zyrtar për Tiranën.

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat, pasi bëri publike vendimet e fundit të qeverisë, mohoi që 6 dhjetori të jetë caktuar ditë pushimi zyrtar për administratën dhe shkolllat në Tiranë.

Rama tha se masat e sigurisë nuk negociohen me askënd, pasi janë masa të rrepta sigurie për të pritur liderët e BE-së.

“Nuk është marrë asnjë ditë pushimi është lajm i rremë. Puna do të vazhdojë normalisht. Masat e sigurisë nuk negociohen me askënd, vendosen bazuar në rregullat e vendosura nga vetë KiE që kudo ku zhvilojnë aktiviteet kanë masa standarde. Forcat Tona të sigurisë punojnë me organizatorët e samitit që janë në KiE për masat e sigurisë. Këto nuk janë çështje opinionesh, janë masa shumë të rrepta sigurie së më tepër në situatën kur këtu do të vijnë të gjithë liderët e BE dhe për ta ka masa ekstreme sigurie”, deklaroi Rama.

Në po të njëjtën ditë, Partia Demokratike thërret protestë. Kreu i PD-së Sali Berisha tha se protestuesit do të mblidhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pavarësisht se Policia dhe Bashkia e Tiranës nuk pranuan kërkesën e tyre për protestë.

 

Të fundit