Flash News

Ditari i Opozitës

“Nuk e lëshojmë bulevardin”, Berisha flet për 6 dhjetorin: Gjithçka në dorë të protestuesëve

“Nuk e lëshojmë bulevardin”, Berisha flet për 6

Kryedemokrati Sali Berisha ka dhënë një prononcim për mediat nga jashtë ambienteve të Kuvendit, ku ka folur për prootestën e 6 dhjetorit. Ai tha se do të jetë madhështore, ndërsa shprehu bindjen se mesazhi i popullit opozitar nuk do të keqkuptohet nga liderët europianë.

I pyetur se ku do të protestohet nëse policia rrethon zonën, ai tha se është në dorë të organizatorëve të protestës, duke theksuar se nuk do e lëshojnë bulevradin.

Pyetje: Për protestën e 6 dhjetorit si do të jetë e organizuar ajo dhe a i druheni se liderët europianë do ta keqkuptojnë mesazhin?

Berisha: Madhështore, madhështore! Jo, liderët europianë nuk janë si Edi Rama. Liderët europianë janë liderë të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të tyre, dhe ata e dinë se nga vota e lirë buron shteti ligjor burojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

Pyetje: Nëse kordoni i policisë do të vendoset te ura e Lanës, ku do të protestoni?

Berisha: Tani gjithçka është në dorë të protestuesve dhe të organizatorëve. Ato do të vendosen insitu, por ne bulevardin nuk e lëshojmë.

 

Të fundit