Flash News

Ditari i Opozitës

U refuzua leja për protestë, dy përfaqësues të PD-së takim me drejtorin e Policisë së Tiranës

U refuzua leja për protestë, dy përfaqësues të

Pas refuzimit të dhënies së lejes nga Policia e Tiranës për të protestuar më 6 dhjetor, dy përfaqësues nga PD kanë takuar sot drejtorin e uniformave blu.

Çlirim Gjata dhe Ervin Minarolli i kanë thënë drejtorit të Policisë së Tiranës se protesta e 6 dhjetorit nuk cenon sigurinë e vendit dhe se do e mbajnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Pra siç e dini kemi kërkuar disa ditë më para një protestë të opozitës më 6 dhjetor në orën 12:00. Kjo kërkesë s’na është plotësuar për duan të na ndryshojnë vendndodhjen për arsye të sigurisë dhe për këtë diskutuam sot. S’është pjesë për të rënë dakord policia, ne thjesht i njoftuam. E drejta e tubimit është e drejtë ligjore”, thane ata për mediat pas takimit.

Kerkesa u refuzua për shkak se në 6 dhjetor në Tiranë do të mbahet samiti midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, por PD ka siguruar se protesta do të jetë e qetë.

 

Të fundit