Flash News

E-TJERA

Steinmeier mesazh nga Kuvendi: Sprapsni korrupsionin, punoni përtej llogoreve mes opozitës dhe qeverisë

Steinmeier mesazh nga Kuvendi: Sprapsni korrupsionin, punoni përtej

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier mbërriti sot në Tiranë në një vizitë dy ditore ku mbajti edhe një konferencë të përbashkët me presidentin Bajram Begaj.

Nga fjala e tij përshëndetëse në Kuvend, Steinmeier dha një mesazh për të majtën dhe të djathtën. Presidenti gjerman i bëri thirrje partive politike të punojnë për sprapsjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Presidenti gjerman këkroi më shumë bashkëpunim mes opozitës dhe qeverisë.

“Sukseset janë dukshëm të identifikueshme. Keni realizuar reforma administrative, është ngritur një prokurori speciale për luftën kundër korrupsionit dhe krimi të organizuar. Vendi juaj do të jetë një partner mjaft i besueshëm në BE. Ju lutem vazhdoni të punoni më tej në luftën kundër pengesave, atje ku ato ndodhen, punoni në sprasjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar, vijoni reformën në drejtësi dhe punoni përtej llogoreve mes opozitës dhe qeverisë. Mendoj se destinacioni drejt BE-së ia vlen të bëni këtë përpjekje”, tha Steinmeier.

Të fundit