Flash News

E-TJERA

Presidenti gjerman në Tiranë: Gjermania qëndron krah Shqipërisë, Begaj: Partner në proceset integruese

Presidenti gjerman në Tiranë: Gjermania qëndron krah

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier mbërriti sot në Tiranë në një vizitë dy ditore. Pas takimit me homologun shqiptar Bajram Begaj, të dy presidentët mbajtën një konferencë për shtyp.

Steinmeier në fjalën e tij theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit me Shqipërisë dhe Gjermanisë teksa theksoi se zbatimi i marrëveshjeve mes tyre do ta bëjë rajonin më tërheqës dhe konkurrues.

Steinmeier garantoi se Gjermania do të vijojëtë jetë në krah të Shqipërisë.

“Të rrisim bashkëpunimin mes vendeve tona dhe Gjermanisë, ju kontribuat që në Berlin të mund të shkruheshin marrëveshje të rëndësishme, janë një gur kilometrazhi, në mënyrë domethënëse, më tej edhe për qytetarët do të jetë e mundur për të udhëtuar vetëm me një dokument identifikimi, ratifikimi dhe zbatimi i marrëveshjeve do të shkurtojnë distancat mes tregjeve të vendeve të Ballkanit duke e shndërruar rajonin për ta bërë më atraktiv dhe më konkurrues, vitin e ardhshëm këtu në rajon do të zhvillohet samiti i Berlinit, në këtë vit u miratua një deklaratë e përbashkët në sektorin e energjisë që përmban angazhime, në këtë krizë aktuale ku flasim për energjinë, transformime, gjermania dhe BE-ja, duke qenë se Gjermania ka rolin e dotanorit më të madh, janë angazhuar të japin mbështetjen e tyre. Unë ju siguroj që Gjermania do të vijojë të mbetet në krah të Shqipërisë”, tha Steinmeier.

Presidenti Bajram Begaj vlerësoi çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së. Begaj tha se dotë jetë një rrugë e gjatë dhe ndihma e Gjermanisë është e mirëpritur.

“Procesi i negociatave për anëtarësim në BE është i gjatë. Hapja e negociatave është arritje historike për ne dhe natyrisht për rrugën që kemi përpara na duhet bashkëpunim që ne e kemi pasur. Gjermania ka qenë një partner sidomos në proceset integruese. Besoj fort që ndihma që do japë Gjermania sidomos me ekspertë të ndryshëm do ishte shumë e mirëpritur dhe shumë e dashuruar”, u shpreh Begaj.

Pas konferencës pritet që presidenti gjerman t’i drejtohet Kuvendit shqiptar me një fjalim përshëndetës.

Të fundit