Flash News

E-TJERA

Presidenti gjerman lë në hije “Ballkanin e Hapur”: Procesi i Berlinit përshpejton integrimin

Presidenti gjerman lë në hije “Ballkanin e Hapur”: Procesi

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier mbërriti sot në Tiranë në një vizitë dy ditore ku mbajti edhe një konferencë të përbashkët me presidentin Bajram Begaj.

Në fjalën e tij, Steinmeier u fokusua te rëndësia e Procesit të Berlinit duke e nenvizuar si çelësin e përshpejtimit të integrimit. Presidenti gjerman tha se Procesi i Berlinit do t’i ndihmojë të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor, të kenë një bashkëpunim rajonal.

“Besoj se qartësisht në Shqipëri, por edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor është perceptuar qartësisht se ne e shfrytëzojmë dhe e përdorim Procesin e Berlinit për të përshpejtuar rrugën e integrimit europian në mënyrë që këtu të krijojmë dhe të bëjmë gati rrugën për bashkëpunim rajonal, duke reduktuar për shembull pengesat, barrierat e mobiliteti ndërmjet vendeve të Ballkanin. Në këtë kontekst luajnë dhe një rol të rëndësishëm dhe 3 marrëveshjet e mobilitetit që përmenda gjatë fjalës time. E rëndësishme është që këto marrëveshje të zbatohen nga pikëpamja konkrete dhe jo vetëm të jenë marrëveshje politike. Në mënyrë që të 6 vende e Ballkanit Perëndimor. Pa pengesa dhe duke pasur në dispozicion vetëm kartat ID të mund të lëvizin dhe të shkëmbejnë mes njëri-tjetrit”, tha Steinmeier.

Presidenti gjerman nuk iu referua në asnjë moment nismës “Ballkani i Hapur”. Përkundrazi, ai ritheksoi rëndësinë e Procesit të Berlinit duke lënë në hije “Ballkanin e Hapur”.

Të fundit