Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla për presidentin: Në raundin e 4-ët propozojmë ne, PS ka një synim

Balla për presidentin: Në raundin e 4-ët propozojmë ne, PS

Pas ezaurimit të tre raundeve të para pa kandidatura, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se tashmë është radha e tyre.

“Në raundin e katërt PS do të propozojë një kandidat apo kandidate në varësi të një procesi që ne po e vijojmë. Ne brenda forcë tonë politike do të bëjmë një diskutim të gjerë dhe të thelluar. Mbështetja do të merret siç e kërkon Kushtetuta me 20 firma dhe me rëndësi është që ky proces po shkon drejt përfundimit dhe dëshira jonë është që të gjitha palët të kontribuojnë”, u shpreh Balla për mediat.

Ky i fundit shtoi se PS synon një kandidaturë që të marrë 3/5 e votave.

“Pse të mos synojmë që të kemi një kandidaturë që të marrë më shumë se 3/5 të votave. Do të dëgjoni propozimin tim se kur do të mbahet raundi i katërt.

Ne do të vazhdojmë të diskutojmë me grupet parlamentare për të siguruar mbështetje sa më të gjerë. Nuk është e thënë që Presidenti i Republikës edhe në raundin e katërt të zgjidhet me mbi 84 vota”, shtoi ai.



 

 

 

 

Të fundit