Flash News

DITARI POLITIK

Kuvendi e ezauron raundin e tretë në 4 minuta, Presidenti i ri në dorën e PS

Kuvendi e ezauron raundin e tretë në 4 minuta, Presidenti i ri në

Ka përfunduar seanca plenare, duke e konsideruar të ezauruar raundin e tretë të zgjedhjes së Presidentit. Seanca zgjati vetëm 4 minuta.

Fillimisht deputeti Eduard Ndreca i paraqiti Kuvendit raportin e Komisionit të Ligjeve që nuk kishte asnjë emër kandidati.

Ndërsa më pas kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tha se “votimi i tretë konsiderohet i ezauruar”.

Në sallë kishte shumë pak deputetë nga radhët e opozitës. Tashmë zgjedhja e presidentit i kalon në dorë Partisë Socialiste.

 

Të fundit