Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla: Të ulet në 101 numri i deputetëve në Kuvend, s'e përjashtoj përfshirjen në qeverinë e re

Balla: Të ulet në 101 numri i deputetëve në Kuvend, s'e

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së dhe njëkohësish kandidati për deputet, Taulant Balla ka ftuar opozitën për bashkëpunim pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, sepse sipas tij, vendi ka nevojë për një reformë të thellë politike. Ai sugjeron që numri i deputetëve në Kuvend të ulet në 101, nga 140 që është aktualisht.

"Jemi munduar që të japim një mesazh bashkimi për të çuar para Reformat që ka para vendin. Ne e dimë shumë mirë që nevoja në punën parlamentare për të pasur bashkëpunim me opozitën është e domosdoshme. Në këtë këndvështrim ka qenë edhe ftesa drejtuar Lulzim Bashës që sipas të gjitha gjasave do të jetë kryetari i opozitës për 4 vitet e ardhshme. pas 25 prillit të çelim një faqe të re të bashkëpunimit mazhorancë opozitë. Edhe populli duket qartë që është i gatshëm ti japë PS-së një mandat tjetër qeverisje, në çdo rast edhe opozita duhet ta lexojë rolin e vet si një rol shumë të rëndësishëm, sidomos për reformat e thella politike. Bashkëpunimi me PD ka nisur ne 17-18 maj 2017 por u ndërpre nga Basha. Ne e kemi bërë pjesën tonë në këtë marrëveshje, ishte Basha që nuk e respektoi. Vendi ka nevojë për një Reformë të thellë politike do të sugjeroja edhe uljen e numrit të deputetëve, do të rrisnin cilësinë do të ulen shpenzimet e Kuvendit, dhe kjo kërkon edhe bashkëpunimin me opozitën. 101 deputetë, sepse numri duhet të jetë tek. Mendoj disa çështje të asaj marrëveshje të implementohen në legjislaturën e re."- tha Balla për Report tv.

Sa i takon LSI-së, Balla tha se kjo parti nuk do të arrijë që të formojë një grup parlamentar, i cili kërkon të paktën 7 deputetë.

"LSI nuk do të ketë një grup parlamentar, nuk do të arrij të ketë më shumë se 7 deputetë në këto zgjedhje. LSI po ikën për skrap dhe nuk ka nevojë që ta nxjerrim ne, po e nxjerr popullit. këtu në Elbasan LSI ka shkuar drejt metarlurgjikut."- tha drejtuesi politik i PS-së në Elbasan.

Duke u ndalur në karrierën e tij politike, Balla nuk e përjashtoi mundësinë që këtë mandat, në rast fitoreje të PS-së, të jetë edhe pjesë e kabinetit qeveritar.

"Për mua e rëndësishme është që PS të vazhdojë të qeverisë vendin. Nuk përjashtoj përfshirjen në qeverinë e re si ministër. Të qenurit ministër, pjesë e karrierës sime politike, vendimi do merret në kohën e duhur."- u shpreh Balla.

Të fundit