Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balluku-grosistëve të naftës: Nesër nisin kontrollet në terren, do të shohim rezervat

Balluku-grosistëve të naftës: Nesër nisin kontrollet në

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku iu kërkoi furnizuesëve të naftës që të përmbushin detyrimin e rezervave. Legjislacioni shqiptar parashikon që duhet të ketë rezerva për 90 ditë.

Ajo iu bëri me dije se nga nesër do të nisë kontrolli në terren, për të parë nëse furnizesit i kanë rezervat, sikurse e kanë detyrim.

Balluku u shpreh se bordi do të vendosë se çfarë do të ndodhë edhe me eksportin, duke vënë theksin te gjendja e luftës.

“Kërkojmë të përmbushet detyrimi i rezervave faktike që iu keni. Do nisim një kontroll në terren për të parë depozitat e rezervave që keni. Sapo të ngrihet bordi dhe taskforca dhe nësër dalim në terren.

Duhet të konsiderojmë eksportin. Ju përveçse se jeni importues, jeni dhe eksportues. Do të vendosë bordi për volumet që duhet të keni”, tha Balluku.

 

Të fundit