Flash News

E-TJERA

Çmimi i naftës shënon sërish rënie, sot blihet me 223 lekë/litër

Çmimi i naftës shënon sërish rënie, sot blihet me 223

Çmimi i naftës ka shënuar sërish rënie ditën e sotme. Nafta sot kushton 223 lekë/litër. Kujtojmë që pak ditë më parë ajo arriti në 260 lekë/litër.

Rënia nisi pas fillimit të protestave, ndaj shumë zëra thonë se ky është efekti i revoltës së qytetarëve. Por çmimet janë stabilizuar edhe në tregjet ndërkombëtare .

Qeveria thotë se ky është efekti i luftës në Ukrainë, por të tjerë refuzojnë ta pranojnë si argument, pasi në shumë vende të tjera çmimi është i ulët.

Nafta Brent, çmimi referencë në bursën e Londrës, për dërgesë në muajin Maj, e nisi tregtinë ditën e Enjte në 112.65 dollarë për fuçi.

 

Të fundit