Flash News
Gjykata dënon me 5 vite burg kreun e Njësisë Administrative në Lezhë, për kultivim kanabisi
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Balluku në SPAK, ministrja me numrin më të madhe të drejtorëve nën hetim
Zv.kryeministrja, njëkohësisht ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku u thirr pasditen e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Burime për mediat bëjnë me dije se ajo po merret në pyetje nga oficerët e BKH-së si personi që ka dijeni në lidhje me mega-aferën e inceneratorëve. Fletë-thirrja është bërë nga prokurori Dritan Prençi i cili po heton edhe inceneratorin e Tiranës.
Por numri dy i qeverisë nuk është i vetmi person që është paraqitur në SPAK, zyrtarja e lartë ka numrin më të madhe të drejtorëve në hetim nga Prokuroria e Posaçme apo janë të arrestuar për korrupsion dhe abuzim në tendera.
Sjellim në vëmendje rastin e Ergys Verdhos, kreu i ARRSH dhe ish kreu i KESH , i cili përfundoi në pranga në muajin mars.
Drejtori i ministres Balluku akuzohet për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”. Me dyshimet për të njëjtat vepra penale, nën arrest kanë përfunduar po ashtu dhe dy sipërmarrës, të lidhur me të, Valter Begaj, dhe Ervis Lamaj.
Një tjetër zyrtar i lartë, i cili është nën hetim është edhe Ceno Klosi, kreu i Tatimeve.
Zyrtari i lartë i Tatimeve po hetohet për veprat penale të “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës”, “mashtrimit” dhe “falsifikimit të dokumentave”.
Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar se hetimet ndaj kryetatimorit Klosi u regjistruan mbi bazën e dy kallëzimeve të bëra nga Partia Demokratike.
Hetimi shtrihet në transaksione apo pasuri të paluajtshëm prej tij ose personave të bashkëlidhur me të.
Që nga korriku 2023 Klosi dhe vartësit e tij janë vëzhguar dhe përgjuar nga Prokuroria e Posaçme.
Vartësve të tij i janë sekuestruar edhe aparatet celularë.
Mësohet se Ceno Klosi është kushëri i Belinda Ballukut.