Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balluku paralajmëron: Shifrat për energjinë mund të arrijnë deri në 1.000 euro/MWh

Balluku paralajmëron: Shifrat për energjinë mund të

Ministrja e Financave dhe Energjetikës, Belinda Balluku, paralajmëroi rritje të çmimit për MWh në blerjen e energjisë elektrike. Në një konferencë për mediet, ministrja tha se rrezikon që çmimi të arrijë deri në 1.000 euro për megavat-orë.

“Dje bursa energjetike ka arritur një rekord që është 550 euro. Ky është çmim i paralajmëruar. Sekretariati i Energjisë i vendosur në Vjenë ka paralajmëruar që do të ketë një rritje të çmimeve ekspansionale në fillim të verës. Lajmi i keq është se nuk është ky tavani. 550 do të ndryshojë duke u rritur dhe fatkeqësisht flitet për shifra që mund të arrijnë deri në 1.000 euro/MWh. Keni parasysh se çfarë rritje kemi nga 42 apo 6, sot po blejmë në treg për 550 euro/MWh”, u shpreh Balluku.

Ministrja tha më herët se kriza energjetike është shfaqur në fillim të verës së kaluar dhe nuk erdhi pas shpërthimit të luftës në Ukrainë. Ndërsa kryeministri Rama u shpreh, sa  i përket çmimit të naftës së nuk do të ketë heqje të taksës së TVSH.

Të fundit