Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balluku 'sfidon' SPAK-un, poston videon nga Rumania

Balluku 'sfidon' SPAK-un, poston videon nga Rumania

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e cila pritej të paraqitej këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme SPAK, nuk e ka zbatuar fletëthirrjen. 

Përmes një postimi në rrjete sociale, Balluku ka 'sfiduar' SPAK-un teksa tregon se ndodhet në Rumani për një takim informues me homologët e saj të Bashkimit Europian.

Nuk dihet ende nëse ministrja ka kërkuar një datë tjetër të përshtatshme për tu paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, megjithatë nëse ajo refuzon të paraqitet në SPAK, ligji parashikon që të thirret përmes ndërhyrjes së policisë. 

Postimi i Ballukut

Bukuresht - Në takimin e përvitshëm të Nivelit të Lartë të Ministrave të Energjisë së Europës Qendrore dhe Juglindore, drejtuar nga Komisioneri, Dan Jørgensen.

 

Të fundit