Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balluku: Vjedhja 430 milionë eurove për inceneratorët, si historia e 2 mijë karrigeve për 5 mijë delegatë

Balluku: Vjedhja 430 milionë eurove për inceneratorët, si

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku nuk ka kursyer ironitë gjatë dëshmisë së saj në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

Ndërsa opozita akuzon se dëmi ekonomik në çështjen e inceneratorëve është 430 milionë euro, Balluku  ka ironizuar PD-në duke e cilësuar të ngjashme me Kongresin e Partisë Demokratike ku u ulën 5 mijë delegatë në 2 mijë karrige në Pallatin e Kongreseve.

S’më dilte kurrë kjo shumë që keni thënë; 430 milionë për inceneratorët. Unë personalisht kam respekt…ma lër fjalën. Ne vazhdojmë me konkluzione dhe jo me pyetje. Sot kuptova kujt i referoheni për vjedhjen se jam munduar shumë dhe i bëja dhe bashkë dhe nuk dilte gjëkundi. 430 milionëshi është abstragim i juaji se po të shtosh  30 milionë për vonesën… Me gjithë respektin për punën që bëni, por kjo shkon si puna e karrigeve të pallatit të Kongreseve që morën 5 mijë veta për 2000 mijë karrige”, u shpreh Balluku.

Ndërsa kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku iu përgjigj duke thënë se “me 7×7=42 shkoi një ministër në burg, referuar arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka. “Tani të shohim a do shkojë njeri tjetër në burg”.

Balluku tha gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor për inceneratorët, që përfshirja e mbetjeve të Durrësit në impiantin e mbetjeve të Tiranës u bë pa amendimin e kontratës, për shkak se situata ishte emergjente.

Të fundit