Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kontratë për dherat? Balluku ‘ia ngec’ Veliajt: Pyesni kreun e bashkisë, unë boll kam punët e mia

Kontratë për dherat? Balluku ‘ia ngec’ Veliajt: Pyesni

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku deklaroi se nuk ka qenë e nevojshme vendosja e gjobave kur kompanitë koncesionare nuk kanë respektuar afatin e punimeve.

Ndërsa ka dëshmuar në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Balluku tha se ka pasur vetëm rishikime dhe se do të ketë edhe lidhje të marrëveshjeve me palë të treta për depozitimin e mbetjeve  në Tiranë.

E pyetur nëse ka patur kontratë edhe për çështjen e dherave, Balluku ‘ia kaloi topin’ kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se është kompetencë e Këshillit Bashkiak dhe jo i ministrisë së ajo drejton.

“Nuk kemi amenduar kontratën e Tiranës. Është vendim kolegjial. Dherat kanë të bëjmë me Këshillin Bashkiak i Tiranës. Ka marrë vendim Këshili Bashkiak”, tha Balluku.

Kryetarja e komisionit Jorida Tabaku e pyet edhe për faktin se ka një kontratë për depozitimin e dherave, por Balluku i përgjigjet prerë: “Ndoshta ia kërkoni kryetarit të bashkisë, unë boll kam punët e mia”.

Ministrja Balluku deklaroi gjithashtu në Komisionin Hetimor për Inceneratorët se nuk ka pasur dhe nuk ka njohje me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin apo Stela Gugalljan.

E pyetur nëse ka marrë ndonjë mbështetje financiare nga kompania koncensionare e inceneratorit të Tiranës, Balluku shprehet se nuk ka marrë asgjë nga subjektet që është në konflikt interesi për shkak të detyrës.

 

 

Të fundit