Flash News

Ditari i Maxhorancës

Bardhi pas përjashtimit: S’ka dallim Nikolla apo Spiropali, në krye të Kuvendit është Rama

Bardhi pas përjashtimit: S’ka dallim Nikolla apo Spiropali, në

Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi foli për mediat pas përfundimit të seancës së sotme në Kuvendi ku u miratuan ndryshimet në qeveri. 

Pasi Elisa Spiropali mori drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Bardhi u shpreh se nuk ka rëndësi se kush emërohet, pasi sipas tij Kuvendi drejtohet nga kryeministri Edi Rama.  

"Ata i kanë zyrat e shtetit për të pirë kafe e ujë, sa herë në rrugë insitucionale duhet të jemi në istutucione, do jemi aty, për ne ska asnjë dallim mes Nikollës e spiropalit, presidenca, apo kuvendi kanë një titular, ai është Edi Rama, e patë edhe sot besoj brenda 24 orësh dekret dhe seancë duke  i trajtuar si kartona", tha ai.

 

Të fundit