Flash News

Ditari i Maxhorancës

Basha hodhi poshtë ftesën për bashkëpunim, Rama i përgjigjet: Duhet të jesh lider që të shkosh përtej ndasive

Basha hodhi poshtë ftesën për bashkëpunim, Rama i
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish refuzimit të kryedemokratit Lulzim Basha nga Kamza.

Rama e ftoi Bashën në bashkëpunim me kusht që të ndahet nga presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërkohë kryedemokratie hodhi poshtë në mënyrë kategorike mundësinë e një bashkëqeverisje mes tyre.

Rama tha se Basha refuzoi, pasi nuk ka karakteristika të një lideri. Ai shtoi se "Basha nuk është lider, udhëheqës, ai është udhëndjekës i Saliut dhe Ilirit".

Kryeministri theksoi se është gati të shkojë përtej ndasive politike, duke thënë se këtë e bën për vendin dhe qytetarët.

"Unë për Shqipërinë dhe shqiptarët jam gati të shkoj përtej të gjitha ndasive të 30 viteve. Por që ta bësh këtë duhet të jesh lider, udhëheqës, duhet të kesh forcën e karakterit, duhet të kesh vizionin e të ardhmes, duhet që të jetosh së brendshmi me hallet, stresin, me ëndërrat e njerëzve", tha Rama.

Të fundit