Flash News

Ditari i Maxhorancës

Basha i nxori audion, Rama: Kujtove se do them s’jam unë? Më gjej një burrë që s’i ka shkarë gjuha

Basha i nxori audion, Rama: Kujtove se do them s’jam unë? Më

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ngas Kuvendi pasi Basha i publikoi një audio, ku dëgjohet biseda e tij me një qytetar kundrejt të cilit, kryeministri përdori fjalë banale.

Rama nuk e mohoi autorësinë e audios, teksa iu drejtua Bashës dhe të pranishmëve në Kuvend, të gjejnë një burrë që nuk e ka përdorur një gjuhë të tillë. Kryeministri deklaroi se audio është nxjerrë kohë më parë nga një medie.

“Nëse këtu ka një burrë që do çohet të më thotë që asnjëherë me veten e tij nuk e ka parë gjuhën ti shkasë me atë fjalë që unë përmenda le të cohet. Ti kujton se duke nxjerrë këtu një përgjim të një komunikimi privat, ndërkohë që unë këtu flas për një komunikim publik, do ndihem keq. Nëse ti e ke arritur që kur je vetëm nuk të shket goja, kur je vetëm jo se ti fle kur je vetëm nuk zihesh ndonjëherë me veten. Ti nuk je vetja, je thjeshtë shëmbëlltyra e krijuar nga ustai, Lulzim hiq mikroçipin se na turpërove të gjithëve me këtë që fole sot. Fole për fjalor banal, për cilin e ke fjalën, për përgjime? Për çfarë? Kujtove se do dal dhe do them s’jam unë? Ajo ka kohë që më është nxjerrë dhe më është nxjerrë nga një media që ka futur personin që më ka telefonuar dhe sot jeni duke e çuar nëpër gjykata ju. Keni hapur gjyqe. Po hapni gjyqe me vetëveten, sepse ju jeni në një luftë hijesh. Sot për sot aty jeni të gjithë ju si hijet që duan të dalin në diell ndërkohë që ka 30 vite që përvëlohen nga ai diell”, u shpreh Rama.

Të fundit