Flash News

Ditari i Opozitës

“Ça vodha mor maskara, mor qen...”, Basha nxjerr audion në Kuvend: Ja si fyen Rama qytetarët

“Ça vodha mor maskara, mor qen...”, Basha nxjerr audion

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare të Kuvendit, kryedemokrati Lulzim Basha ka nxjerrë një audio ku dëgjohet kryeministri Edi Rama i cili teksa bisedon me një qytetar shqiptar në Francë, fillon ta fyejë atë.

"Kjo është mundësia që iu jepet sharlatanëve që të luajnë me kujtesën e sharlatanëve me një llum lajmesh, mashtrimesh që është dhjetëfish më shumë se më parë. 100 fiqsh më shumë se para. Kjo i jep mundësi sharlatanëve që të dalin dhe të hiqen si engjëj, po në fakt kanë qenë autorët e fjalorit më banal që mund të banal në këtë sallë. Para fushatave elektorale, në emisionet televizive apo në komunikim te drejtpërdrejtë me qytetarët. Se kam fjalën për kërcënime nga ato që parafolësi i ka pasur piletën e tij me hyrjen në politikë. Ai ka hyrë krah për krah me kriminelë në politikë, disa janë dhe nëndhe. Ai u bë kryetar i Tiranës, ku kërciste dhe antitanku në mes të qytetit", tha Basha.

Debati që dëgjohet në audio:

Rama: Po ça vodha mo të ..., mor maskara, mor zagar, çfarë vodha unë mor qen?

Qytetari: Që nga teatri

Rama: O rrugaç

Qytetari: Unë rrugaç apo ti që shan?

Rama: Flet me atë sheh në Francë mor maskara

Qytetari: Maskara je ti që vjedh

Basha nuk ka dhënë detaje për momentin kur është regjistruar audio.

"Ky në këto moment ishte kryeministri i vendit. E di ça është me e turpshmja?! Mjafton që të shkruash Edi Rama, fjalor banal dhe do të harxhosh gjithë natën duke e dëgjuar", përfundoi Basha.

Të fundit