Flash News

Ditari i Maxhorancës

Basha nga Maqëllara: Serbatorët i mbushni në Maqedoni! Mos u dorëzoni dhe dy javë

Basha nga Maqëllara: Serbatorët i mbushni në Maqedoni! Mos u

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pritur sot nga simpatizantë në Maqellarë të Dibrës.

Në fjalën e mbajtur Basha tha se ora e ndryshimit po afron, ndërsa u kërkoi mbështetësve që ta çojnë entuziazmin deri në fshatin më të largët.

Basha premtoi ulje të çmimit të naftës, dhe në këtë mënyrë dibranët s’do kenë nevojë më për të shkuar në Maqedoni për ta blerë atë.

“Serboratorët i mbushin dibranët në Maqedoni, kuksianët në Kosovë. Më 25 Prill të votojmë të gjithë për ndryshimin dhe ndryshimi do të ndihet kudo. Një nga fushat kryesore do të jetë kostoja, kostoja e prodhimit, nafta, energjia, ulja e taksave, heqja e terrorit të administratës tatimore. Do t’ju bëj, në radhë të parë, të ndiheni të çliruar nga ana psikologjike dhe nga ana e dytë do të ndez prapë besimin dhe motorët e ekonomisë. Se vetëm kështu vjen konsumi, forcoheni ju, forcohet biznesi i vogël, forcohet Shqipëria. Ju ftoj të gjithë, me biznesin e vogël kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë, kemi nënshkruar një marrëveshje, e cila do të jenë realitet të gjithë zotimet tona. Mos u dorëzoni! Të gjithë bashkë për ndryshimin!”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Të fundit