Flash News

Ditari i Maxhorancës

Basha nuk dorëzohet: PS është ndëshkuar në zonat që i konsideronte bastione. Fitorja e Aleancës për Ndryshim është e padiskutueshme!

Basha nuk dorëzohet: PS është ndëshkuar në zonat

Kryedemokrati Lulzim Basha në një dalje për median, pas mbylljes së procesit të numërimit të votave në disa bashki, u shpreh sërish i sigurtë në fitoren e Aleancës për Ndryshim, ndonëse PS triumfon deri tani.

“Siç e dimë të gjithë qendrat e para që numërohen janë qendrat që zgjidhen nga partia në pushtet. Thënë kjo, PS ka humbur thellë në zonat ku  janë numëruar votat. Pas kutive ku shpresonin të kishte basion, si njësia 10 në Tiranë apo Memaliaj e Këlcyrë, do të vijë rradha e kutive të tjera. Teksa janë ndëshkuar te ato zona që i konsideronin bastione, ne presim që vota për ndyshim të vazhdojë dhe fitorja e aleancës për ndyshim të konfirmohet në gjithë vendin. Ndaj, ata që e dinë mirë se me projeksionet e tyre çfarë i pret, ti lënë lojërat. Janë ata që kanë bllokuar numërimin në Kamëz e Elbasan. Vullneti i popullit është në kuti”, tha ndër të tjera Basha para medias.

Më tej ai u bëri thirrje komisionerëve dhe numëruesve të vazhdojnë punën sipas ligjit.

“Thirrja ime është për numëruesit të vazhdojnë punën sipas ligjit. Ashtu siç janë thyer në zonat që i konsideronin bastione ashtu ndyshimi do jetë i prekshëm, fitorja e aleancës për ndyshim është e padiskutueshme , fitorja e Shqipërisë do i takojë çdo shqiptari”, tha më tej kryedemokrati.

 

Të fundit