Flash News

Ditari i Maxhorancës

Bashkëpunim me LSI? Rama: Ka degraduar bashkë me Metën, pse erdhi ftesa për Bashën

Bashkëpunim me LSI? Rama: Ka degraduar bashkë me Metën, pse erdhi

Kryeministri Edi Rama e ka hedhur poshtë mundësinë e një bashkëpunimi me LSI pas zgjedhjeve të 25 prillit.

I ftuar në MCN TV, Rama tha se LSI-ja e sotme nuk është më ajo që ishte kur qeveriste me PS-në dhe për këtë arsye nuk mund të bëhen punë të mira me të.  

“Është e vërtetë që kemi bashkëpunuar me LSI. Nuk kam pishmane, janë bërë punë të mira. Koha ka rrjedhur dhe bashkë me të edhe Ilir Meta, ka degraduar LSI. Ajo është kthyer në shëmbëlltyrën e mekanizmit të vet të brendshëm. Sot është thjesht ai mekanizëm: kap ça të kapësh, kap kë të kapësh dhe mer peng kë të mundësh. LSI është sot e papërdorshme për qëllime të mira. Që bashkë me LSI ka rrjedhur edhe Ilir Meta, kjo është e ditur nga të gjithë”, tha Rama.

Ai sqaroi edhe arsyet e gatishmërisë së tij për bashkëpunim me opozitën.

Unë nuk ofrova ta blej Bashën se nuk është një lojtar që është Mesi apo Ronaldo. Nuk jemi në fushën e shitblerjes së lojtarëve të mëdhenj. Unë jam i gatshëm që të ndërtoj një rrugë bashkëpunimi shumë të ngushtë me opozitën që do dalë nga zgjedhjet dhe me Bashën në funksion të krijimit të një fuqie të përbashkët për çështjet e mëdha të vendit dhe një energjie të re që spostohet nga konsumi i jashtëzakonshëm i politikës së sherrit, ndasive përçarëse te fokusi i çështjeve. Kjo ishte dhe kjo është. Kjo gjë do karakter dhe Basha nuk e ka dhe nuk e ka pasur kurrë.

Ne do t’i kemi votat dhe kjo nuk diskutohet. Ne do të marrim mandatin e tretë. Unë jam i gatshëm të ndërtoj një rrugë bashkëpunimi të ngushtë me opozitën në funksion të një fuqie të përbashkët për çështjet e mëdha të vendit. Një fuqi që spostohet nga ndasitë, te fokusi i çështjeve. Do karakter kjo punë dhe Basha nuk e ka karakterin e një lideri. Atë o e ke o s’e ke.

Unë mendoj që shqiptarët në thelb duan atë që mungon: që politika të merret shumë më tepër me ta dhe më pak me vetveten. Unë do të luftoj për këtë në sensin që të krijohen hapësira dhe të ndërtohen ura”, tha Rama.

 

Të fundit