Flash News

Ditari i Maxhorancës

BE anuloi grantin për Portin e Durrësit, Balluku: E kërkova me shkresë, s’na duhet kredia

BE anuloi grantin për Portin e Durrësit, Balluku: E kërkova me

Bashkimi Evropian ka anuluar grantin prej 28 milionë euro për projektin e Portit të Durrësit. Në faqen e “Western Balkans Investment Frameëork” granti tani mban statusin ‘i pezulluar’.   

Qeveria ka reaguar për herë të parë mbi raportimin. Zv.kryeministrja Belinda Balluku tha nga foltorja e Kuvendit se ka qenë kërkesa e saj që kredia e akorduar nga Bashkimi Evropian të anulohej.

Sipas Ballukut, kredia në fjalë ishte për të shtuar vëllimin e qymyrit dhe grurit në Portin e Durrësit.

“Kredinë e BE-së kam kërkuar unë me shkresë anulimin e saj në 2019. E kam kërkuar unë anulimin e saj. 28 mln euro kërkoheshin të merreshin kredi për të rritur kapacitetet e “General Cargos”, pra për të futur më shumë qymyr dhe grurë në Portin e Durrësit. U ulëm me BE-në në tryeze dhe e diskutuam. Ne nuk mund të marrim kredi sepse kanë ndryshuar gjërat. Ka strategji të reja për Shqipërinë dhe Durrësin”, tha Balluku.

Në një reagim për Radio Evropa e Lirë, zyra e BE-së në Tiranë, ka thënë se shkak për anulimin e kredisë janë bërë modifikimet në projekt. BE thekson se marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë së Mohamed Alabbar do të jetë nën monitorim.

BE nuk flet për një takim dypalësh apo dakordësi mes tyre dhe qeverisë shqiptare për anulimin e grantit.

Të fundit