Flash News

Ditari i Maxhorancës

BE e sheh si test kritik, Balla e merr shtruar imunitetin e Ballukut: Do ta shqyrtojmë

BE e sheh si test kritik, Balla e merr shtruar imunitetin e Ballukut: Do ta

Bashkimi Evropian kërkoi trajtimin me urgjencë të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Mirëpo, mazhoranca nuk e sheh çështjen aq emergjente sa unioni.

I pyetur për qëndrimin e BE-së, Taulant Balla deklaroi për mediat pa u shqetësuar se çështja do të jetë në shqyrtim seancën e radhës.

“Unë këtë çështje e sqarova, mos u shqetësoni, është në përputhje të plotë, në seancën e radhës për shkak të afateve çështja do jetë në shqyrtim”, tha Balla.

Parlamenti Evropian e ka cilësuar çështjen ‘Balluku’, një test kritik për Shqipërinë në luftën ndaj korrupsionit. Eurodeputeti Andrey Kovatchev deklaroi se hetimet e nisura nga SPAK duhet të vazhdojnë të pacënuara dhe pa asnjë ndërhyrje politike.

"Hetimet që janë në vijim, përfshirë atë të Zv. Kryeministres duhet të vazhdojnë pa asnjë ndërhyrje. Zbatimi i ligjit nuk mund të jetë selektiv. Shqyrtimi i kërkesës për heqjen e imuniteti pa asnjë vonesë është përgjegjësi e parlamentit", theksoi Kovatchev.

 

Të fundit