Flash News

Ditari i Maxhorancës

Begaj dekreton ministrat e qeverisë 'Rama 4', si do procedohet për 'Diellën'?

Begaj dekreton ministrat e qeverisë 'Rama 4', si do procedohet

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot ministrat e Qeverisë së Re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.

"Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin e ditës së premte, datë 12.09.2025, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së Re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.

Procedura për emërimin e Qeverisë së Re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë. Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës", thuhet në njoftimin e presidencës. 

Ajo që ra në sy, ishte specifikimi lidhur me anëtaren virtuale të kabinetit, Diella, ku thuhet se kryeministri ushtron edhe përgjegjësinë "për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”.

Presidenti Begaj dekretoi:

1.      Emërimin e Këshillit të Ministrave;

2.      Zonjën Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

3.      Zonjën Albana Koçiu Ministër i Punëve të Brendshme;

4.      Zonjën Elisa Spiropali Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

5.      Zotin Petrit Malaj Ministër i Financave;

6.      Zotin Blendi Gonxhja Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;

7.      Zotin Sofjan Jaupaj Ministër i Mjedisit;

8.      Zonjën Mirela Kumbaro Furxhi Ministër i Arsimit;

9.      Zonjën Evis Sala Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

10.  Zonjën Delina Ibrahimaj Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit;

11.  Zotin Besfort Lamallari Ministër i Drejtësisë;

12.  Zotin Pirro Vengu Ministër i Mbrojtjes;

13.  Zotin Andis Salla Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

14.  Zotin Ervin Demo Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor;

15.  Zonjën Majlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociator;

16.  Zonjën Adea Pirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe  Antikorrupsionin;

17.  Zotin Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Begaj dekreton ministrat e qeverisë 'Rama 4', si do procedohetBegaj dekreton ministrat e qeverisë 'Rama 4', si do procedohet

Të fundit