Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Berisha dhe Nano ishin fundi i një cikli"/ A e ndihmon vaksinimi fushatën elektorale? Përgjigjet Rama

"Berisha dhe Nano ishin fundi i një cikli"/ A e ndihmon vaksinimi
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për mandatin e tretë, dëshirë kjo dhe e paraardhësve të tij në detyrë si Sali Berisha apo Fatos Nano. Sipas Ramës, Berisha dhe Nano ishin fundi i një cikli, duke theksuar se PS ka ende punë për të bërë.

"Mandati i tretë ka të bëjë me atë që duhet të vazhdojmë të bëjmë, nuk ka të bëjë, as me të parën, as me të dytën. Dy rastet e mëparshme janë të ndryshme, por sidoqoftë në dy rastet e mëparshme, ka qenë fundi i një cikli, ndërkohë që PS dhe skuadra jonë nuk e ka mbyllur ciklin është një cikël i hapur dhe në çdo drejtim ne kemi punë që duhen çuar para dhe duhen kryer", tha Rama për 'Kjo Javë'.

I pyetur nëse fushata e vaksinimit po e ndihmon atë elektorale, Rama nuk e mohoi, ndërsa shtoi se dhe mund ta dëmtojë. Ai tha se PS po shmang grumbullimet, ndërsa hodhi sërish akuza për opozitën.

"Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme, për faktin se e dyta mund ta ndihmojë shumë të parën, ose mund ta dëmtojë shumë të parën dhe këtu njëra palë që jemi ne besoj që po e ndihmon këtë fushatë vaksinimi, duke u kujdesur që të zbatojmë rregullat e të mos jemi pjesë e ‘programit të infektimit’ që ka virusi.Ndërkohë që pala tjetër po bën një fushatë infektimesh", u shpreh Rama.

Të fundit