Flash News

Ditari i Maxhorancës

Berisha: Mandatet e opozitës i dogjën Rama dhe Ruçi

Berisha: Mandatet e opozitës i dogjën Rama dhe Ruçi

Ish kryeministri Sali Berisha deklaron se mandatet e opozitës në 2019-ën i dogjën Edi Rama dhe Gramoz Ruçi.

Gjatë një interviste në “Vizion Plus”, ish-lideri i PD tha se PS nxitoi të përfundonte procedurat që opozita të largohej sa më parë nga Parlamenti.

Mandatet e opozitës i dogjën Edi Rama dhe Gramoz Ruçi që ekzekutuan në thyerje të çdo ligji, një vendim politik të opozitës. Kjo është arsyeja pse opozita nuk pësoi asnjëlloj izolimi. Partnerët tanë e panë të qartë se Edi Rama mezi priti që të digjeshin mandatet e opozitës. Përndryshe do të kishte një ndërhyrje të paparë ndaj opozitës, që të rishqyrtonte vendimin.

Nuk mbështetej kurrë një akt i tillë nëse atë nuk do të ekzekutonte me një shpejtësi të rrufeshme, shumica parlamentare. Opozita e kishte 100% seriozisht. Por kjo është njëra anë.

Kurse nëse ana tjetër do të ndiqte procedurën që kërkon 1 muaj kohë për t’u finalizuar, atëherë opozita fajësohej botërisht për aktin. Edi Rama ishte i etur që të mos kishte opozitën në Parlament. Mbledhja ishte e grupit parlamentar. Aty deklarova që ky vendim mund të ketë këto dy anë. Unë jam njeri i betimeve dhe nuk lëvizja dot. Opozitën e përzuri Edi Rama. Ai donte Parlamentin pa opozitë”, tha Berisha. 

Të fundit